Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Rumanisë, me takimin që po luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Rumania po avanson 1-0 pas 45 minutëshit të parë në “Fadil Vokrri”.
Golin për rumunët e shënoi Dennis Man në minutën e 40-të.
Kosova nuk pati asnjë rast tjetër gjatë kësaj pjese, derisa Rumania e goditi edhe një shtyllë pas golit të shënuar.