Shtatzëna Pixie Lott, ka treguar se nuk e përjashton mundësinë e të pasurit një fëmijë të tretë, ndërsa aktualisht është shtatzënë me të dytin.
Ylli i popit, 34 vjeçe, e cila festoi së fundmi ditëlindjen e djalit të saj, Albert, i tha Daily Mail se dëshiron një familje të madhe dhe se prindërimi e ka afruar edhe më shumë me bashkëshortin e saj, modelin Oliver Cheshire, 37 vjeç.
Duke reflektuar mbi shtatzëninë, Pixie tha se pas tremujorit të parë të vështirë, tani ndihet plot energji dhe e gatshme për ardhjen e fëmijës së ri, shkruan DailyMail.
Ajo tregoi gjithashtu se ka shijuar të kujdeset për barkun e saj gjatë festivaleve dhe seteve fotografike, duke e konsideruar një eksperiencë mahnitëse dhe sfiduese njëkohësisht.
Çifti, i martuar prej tre vitesh dhe bashkë prej 15 vitesh, ruan romancën kryesisht private dhe e konsideron komunikimin dhe përkushtimin ndaj familjes si sekretin e marrëdhënies së tyre të qëndrueshme.
Pixie shtoi: “Ndihem sikur jemi partnerë tani sepse jemi në territorin e prindërve. Gjithmonë kemi qenë të zënë për shkak të karrierave dhe udhëtimeve, por tani përparësia është Alberti”.
Këngëtarja zbuloi se përpiqet të balancojë jetën profesionale me prindërimin, duke e konsideruar ndonjëherë sfidë, por gjithmonë duke e vendosur familjen në qendër.
Ajo përfundoi duke thënë se ëndërron një familje të madhe dhe se zgjerimi i saj nuk është diçka që do ta përjashtonte.