13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pite shtëpie me mollë të pjekura në furrë

- Advertisement -

Sot AgroWeb ju shton një recetë tjetër për përgatitjen e piteve, por këtë herë duke i mbushur me mollë.

Brumi i tyre do të jetë i butë dhe perfekt falë disa sekreteve që i zbuloni në recetë, dhe zemra e ëmbël plot me mollë të karamelizuara.

Shumë shpejt këto pite do të kthehen në të preferuara tuaja.

PËRBËRËSIT

  • Për mbushjen:
  • 5-6 mollë
  • 2-3 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji kanellë
  • Për brumin:
  • 500 gr miell për ëmbëlsira
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë vere të bardhë

PËRGATITJA

AgroWeb.org ju këshillon që si fillim të qëroni dhe të prisni mollët ne feta të holla.

Ndërkohë në zjarr vendosni një tigan apo tenxhere të vogël që të ngrohet.

Shtoni aty fetat e mollëve dhe sheqerin e përcaktuar në recetë.

Për t’i dhënë shije shtoni edhe kanellën, e cila do t’i japë ngjyrë edhe karamelit.

Skuqeni derisa lëngu i mollëve të jetë mpiksur dhe të jetë kthyer në karamel.

Nëse forma e tyre prishet mos u shqetësoni.

Pasi mollët të jenë gati, largojeni tiganin nga zjarri dhe kalojini ato në një tas që të ftohen më shpejt.

Ndërsa mollët e karamelizuara ftohen, AgroWeb.org ju sugjeron që të përgatisni brumin e piteve.

Në një tas hidhni miellin e situr, vajin dhe verën e bardhë.

Nëse nuk keni miell për ëmbëlsira mjafton të përdorni miellin e zakonshëm dhe t’i shtoni një paketë me fryrës ëmbëlsirash.

Nëse nuk preferoni që t’i përgatisni pitet me verë mund ta zëvendësoni atë me ujë ku keni tretur një lugë gjelle uthull të bardhë.

Punojini përbërësit derisa të formoni brumin, i cili duhet të jetë shumë i butë.

Me ndihmën e një petësi dhe pak mielli hapeni brumin në një petë me trashësi rreth 4-5 mm.

Priteni petën duke përdorur një gotë, kështu i bëni edhe më shpejtë format e piteve.

Brumin që ngelet bashkojeni dhe hapeni përsëri në një petë të trashë për ta përdorur.

Tani vendosni nga një lugë gjelle nga mbushja me mollë në gjysmën e pites dhe paloseni atë në gjysmë rreth.

Për t’u siguruar që mbushja të mos dalë lagni buzët e pites me pak ujë dhe kur ta palosni shtypini anët me një pirun.

Vendosini pitet në tavën e lyer me gjalpë ose të shtruar me letër pjekjeje dhe futeni në frigorifer për 10-15 minuta.

Ndërkohë ngrohni furrën në 180 gradë dhe piqini pitet për 15-20 minuta, ose derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Pasi të ftohen pak spërkatini me sheqer pluhur ose sheqer dhe kanellë./AgroWeb.org/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit