26.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Pirja e duhanit dhe përdorimi i cigareve elektronike së bashku mund të dëmtojnë shëndetin

- Advertisement -

Një studim i ri tregon se përdorimi i përbashkët i cigareve dhe pajisjeve për avullim (“dual use”) nuk ul rrezikun e kancerit.

Njerëzit që ndërrrojnë herë pas here cigaren me vape mund të mendojnë se po e ulin rrezikun për shëndetin, por studimi i publikuar në revistën *Nicotine and Tobacco Research* thotë të kundërtën.

Sipas studiuesve, ata që pinë si cigare ashtu edhe vape përballen me të njëjtat nivele të nikotinës dhe substancave kancerogjene si ata që pinë vetëm cigare. Analiza u bazua në të dhënat e afro 2,700 të rriturve në një studim federal mbi efektet afatgjata të konsumit të duhanit.

Rezultatet treguan se përdoruesit e dyfishtë kishin nivele më të larta të nitrosaminës, një substancë që mund të shkaktojë kancer, dhe gjithashtu më shumë përbërës organikë të dëmshëm, krahasuar me ata që përdorin vetëm vape.

Dr. Zheng Xue nga Shoqata Amerikane e Kancerit theksoi se dual-use nuk është një mënyrë efektive për të mbrojtur shëndetin, dhe mund të jetë po aq i rrezikshëm sa pirja e vazhdueshme e duhanit.

Shoqata Amerikane për Veprim Kundër Kancerit rekomandon që duhanpirësit të ndjekin programe të posaçme për ndërprerjen e duhanit dhe të përdorin medikamente për të ndihmuar në largimin nga varësia ndaj nikotinës.

Po ashtu, FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) duhet të rregullojë më rreptësisht produktet e duhanit dhe të largojë nga tregu produktet e paligjshme që nuk janë provuar të kenë përfitime për shëndetin publik.

Të ngjashme

Të fundit