10.7 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Piraj: O populli im, nuk arsyetohet blerja e prodhimeve serbe edhe pasi Serbia ta pranon shtet Kosovën se lë më tani!

- Advertisement -

Biznesmeni Burim Piraj, ka reaguar ashpër ndaj gjithë atyre që po blejnë akoma prodhime serbe në Kosovë.

“O populli im, nuk arsyetohet blerja e prodhimeve serbe edhe pasi Serbia ta pranon shtet Kosovën se lë më tani!”, ka shkruar Piraj në Facebook.

Postimi i plotë:

Ne jemi shkurt pamës!

Vetëm kur i shohim tanket serbe në kufi të Kosovës na kujtohet se nuk po bëjmë mirë që po blejmë prodhime serbe! 

Pak kur qetësohet situata fillojnë patriotat me ato foret “Prodhimi vendor jo cilësor!, “Prodhuesit vendor po i rrisin çmimet” , “Fukaraja nuk pyet e kuja është, shikon çka është më lirë! Etj. Fukaraja nuk blenë biskota të shtrenjta, për fukaranë vetëm miell, vaj, sheqer, e këtu janë importuar me qindra milionë mallra të shtrenjta nga Serbia. 

Që është më e keqja, firmat bëjnë luftë cila po merr më shumë përfaqësi të firmave serbe të ua “distribuon” mallin në Kosovë. 

O populli im, nuk arsyetohet blerja e prodhimeve serbe edhe pasi Serbia ta pranon shtet Kosovën se lë më tani!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit