2.3 C
New York
Saturday, January 24, 2026

Buy now

Piraj: Mungesa e rrymës problem i madh për prodhuesit vendor – problemi me rrymë nuk u zgjodh edhe pse na dhanë premtime

- Advertisement -

Biznismeni dhe pronari i kompanisë MEKA në Dragash, në EURO n’T7, ka thënë se edhe sot vazhdon të ketë probleme të mëdha në furnizim me energji elektrike, edhe pse kishte besuar se këtyre problemeve u ka ardhur fundi.

Piraj, i cili në fabrikën e tij punëson 85 punëtorë, thotë se ka besuar se shteti do t’i dilte në ndihmë edhe për faktin se në një vend rural siç është Dragashi, duke punësuar, po e ndal migrimin e tyre qoftë në qytete të mëdha, qoftë në Perëndim.

“Kam menduar se duhet të mbështetet një fabrikë si e imja, e cila punëson 85 punëtorë, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Për fat të keq kam qëlluar në një linjë të furnizimit me energji ku nuk ka kryetar të komunës. Unë kryetarin aktual të Dragashit e respektoj dhe e vlerësoj, por shumë herë linja e kryetarit ka rrymë, ndërsa linja ime jo. Po të isha unë kryetar, përherë do t’i kisha dhënë përparësi fabrikës karshi vetes time. Kryetari aktual nuk e bën me qëllim, duke qenë se këtë e bën distributori që kryetarin të mos e lërë në terr, ndërsa për ne s’ka problem”, ka thënë Piraj.

Në anën tjetër, Piraj thotë se problemi me furnizim të rregullt me energji nuk është vetëm në fabrikën e tij, por te shumë prodhues të cilët prodhojnë dhe punësojnë shumë të rinj e të reja.

“Kompanitë nuk janë vetëm të pronarëve, pra pronësi private, ato janë edhe të Kosovës sepse ne po punësojmë shumë të rinj e të reja. Ne jemi të përkohshëm, nesër mund të mos jemi. Vetëm në kompaninë time 85 veta i sigurojnë të ardhurat dhe shumë të tjera nëpër gjithë vendin. Pa marrë parasysh preferencat personale që mund t’i kem, ne dhe institucionet këto kompani duhet t’i konsiderojmë si kompani të Kosovës që prodhojnë dhe punësojnë. Kur këto kompani kanë sukses, ka sukses edhe vendi dhe rritet mirëqenia jonë; kur ato nuk kanë sukses, as vendi nuk ka sukses. Te çështja e energjisë elektrike të gjithë duhet të punojmë për të gjetur zgjidhjen që 27 vjet pas luftës ende e kemi problem.”

Piraj dhe fabrika e tij MekaHallallFood njihet edhe për faktin se është kompania e vetme në vend që brenda një viti ka dhënë jo 12, por 14 paga.

Të ngjashme

Të fundit