-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Piraj kritikon qeverinë: Firmat që marrin kredi, shteti ua subvencionon kamatën, ndërsa ato që s’marrin s’kanë asnjë mbështetje

- Advertisement -

Pronari i komapanisë “Meka Hallall Food”, Burim Piraj është shfaqur kritik ndaj Qeverisë Kurti në raport me përkrahjen për bizneset.

Ai ka thënë se bizneset që marrin kredi në banka, shteti ua subvencion kamatën, ndërsa ato që nuk kanë kredi nuk i mbështet fare.

“Firmat që nuk marrin kredi, se kanë asnjë mbështetje nga qeveria aktuale! Tani, ndahen para për të punësuarit në sektorin publik, për sektorin privat ofrohet subvencionim në rritjen e pagave! Po ne të sektorit privat dhe ne që nuk marrim kredi a jemi alienë a?”, ka shkruar Piraj në Facebook, shkruan Scanner.

Postimi i plotë i Pirajt:

Firmat të cilat marrin kredi, shteti ua subvencionon kamatën!
Firmat që nuk marrin kredi, se kanë asnjë mbështetje nga qeveria aktuale!
Tani, ndahen para për të punësuarit në sektorin publik, për sektorin privat ofrohet subvencionim në rritjen e pagave!
Po ne të sektorit privat dhe ne që nuk marrim kredi a jemi alienë a?
Ju lutem!
Kjo është padrejtësi dhe anomali e madhe!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit