12.1 C
New York
Saturday, March 22, 2025

Buy now

Piraj: Asnjë politikanë e as unë vetë nuk mund t’ua imponojmë veshjen grave dhe fëmijëve tanë!

- Advertisement -

Pronari i komapanisë “Meka Hallall Food”, Burim Piraj, duke iu referuar debatit për çështjen e lejimit të shamisë në shkolla, ka thënë se asnjë politikanë “e as unë vetë në ditë të sotme nuk mund t’ua imponojmë veshjen grave dhe fëmijëve tanë!”.

“Asnjë politikanë e as unë vetë në ditë të sotme nuk mund t’ua imponojmë veshjen grave dhe fëmijëve tanë! Se di, si disa mendje lehtë që na flasin tërë ditën për respektimin e grupeve minore që shpesh herë se përbëjnë as 1% të popullatës, që na shesin mend, kinse janë për respektimin e të drejtave të njeriut sido qofshin ato, mendojnë se ata mund t’u tregojnë grave të huaja si të vishen apo si ta mbajnë shaminë, ose t’ua imponojnë mos me mbajt shaminë.
E gërditshme!”, ka shkruar Piraj në Facebook.

Po ashtu, Piraj ka thënë se nëse nuk reagon kryeministri Albin Kurti në lidhje me kërkesat e drejta të votuesve të vetë do të jetë zë i fuqishëm i opozitës, përjetësisht.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit