![Pique ‘kunja’ Realit: Kur nuk fitojnë, flasin për referët Pique ‘kunja’ Realit: Kur nuk fitojnë, flasin për referët](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/01/Getty-Gerard-Pique_8c7e3_f_940x529-780x439-1.jpg)
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk e ka harruar rivalitetin që ka pasur me Realin e Madridit dhe lëshon disa “kunja” në drejtim të klubit madrilen.
Pique, në një intervistë për Marcan, ka komentuar përplasjet e fundit mes Realit dhe LaLigas në lidhje me gjyqtarët.
“E kemi jetuar këtë histori një milion herë. E jetojmë këtë situatë prej 120 vitesh. Këto polemika janë në stilin e Realit , që kur nuk arrin të fitojë, fillon dhe flet për gjëra të tjera. E kemi thënë shumë herë kërtë. Ata që vuajnë janë arbitrat, që tashmë ndihen nën presion”, ka thënë Pique.