Pas deklaratave të zv/presidentit të klubit të Barcelonas, Rafa Yuste, i cili tha se do të bënte çmos për të risjellë në “Camp Nou”, 7 herës fituesin e “Topit të Artë”, Leo Messi, ish-mbrojtësi i “bluagranave”, Gerard Pique mendon se rikthimi i “pleshtit” nuk është një gjë e mirë.
Në një intervistë, ish-kapiteni i Barças u shpreh se nëse Messin e detyrojnë të rikthehet në Barcelonë, rikthimi mund të mos jetë aspask produktiv.
“Messi e njeh Yusten dhe është një person i mrekullueshëm që do ta tregojë gjithmonë, por detyrimi i situatës mund të jetë kundërproduktiv. Gjërat duhet të ecin natyrshëm. Nëse duhet bërë, do të bëhet. Kur ka një dëshirë nga të dyja palët, një “operacion” futbolli gjithmonë mund të ketë sukses”,- tha Pique në fjalën e tij.