Gerard Pique dhe e dashura e tij Clara Chia Martin nuk po fshihen më dhe vetëm gjatë kësaj jave janë fotografuar disa herë së bashku.
Madje para pak ditësh u paraqitën si çift në një dasëm.
Pikërisht ato foto ngritën dyshime të mëdha se dyshja mund të jenë duke pritur fëmijë së bashku.
Ndonëse asgjë nuk është konfirmuar, disa media ndërkombëtare kanë folur për një shtatzëni të mundshme të Clara Chia Martit.
Në emisionin “El gordo y la flaca”, Raúl de Molina ka folur për veshjen e të resë dhe ka thënë se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës së Piqué.
“Kjo grua është e dobët dhe i duket barku”, dhe një nga shokët e tij tha të njëjtën: “Sinqerisht, unë mund t’i shoh barkun”.