Pink zgjodhi disa fjalë të veçanta për një përdorues të rrjeteve sociale, i cili i vuri ri që ajo, si edhe shumë të tjerë, po plaket.
Këngëtarja e njohur, 44-vjeçare, i është përgjigjur komentit të shkruar në rrjetin social X, i njohur më parë si Tsitter, në të cilin thuhej: “Pink u plak”. Në vend që ta merrte si ofendim këtë koment, Pink ia vuri në dukje përdoruesit të rrjeteve sociale se pse ajo ndihet mirënjohëse që po “plaket”.
“Po, edhe pse nuk ndihem e vjetër dhe ende mund të vesh kominoshe në punë, “plakja” është në fakt diçka për të cilën jam mirënjohëse çdo ditë”, shkroi fituesja e Grammy në përgjigjen e saj.
“Çfarë bekimi të kesh jetë, vite. Të jesh kaq i fortë, të jesh i aftë të acarosh të huajt, thjesht duke ekzistuar,” vazhdoi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Pink u përgjigjet me zgjuarsi në internet, atyre që kritikojnë pamjen e saj. Në vitin 2018, ajo iu përgjigj një mesazhi të ngjashëm që theksonte se po plakej.
“Unë jam i mendimit se është një bekim të plakesh. Se nëse fytyra jote ka vija rreth syve dhe gojës do të thotë se ke qeshur shumë,” u përgjigj ajo në atë kohë. “Lutem që të dukem më i vjetër pas 10 vitesh, sepse kjo do të thotë se jam gjallë”.
Së fundmi në një intervistë këngëtarja e njohur Pink është rrëfyer për mbidozën e saj të kaluar dhe reputacionin në industrinë e argëtimit. Pink gjithnjë ka ndarë përvojat dhe emocionet e saj përmes muzikës, performancave live dhe rrjeteve sociale. Ylli i muzikës pop ka treguar se është kërcënuar shpesh me vdekje nga ndjekësit e saj.
Pink u shpreh edhe për momentin e saj më të errët kur mori mbidozën gjatë një feste për Ditën e Falënderimeve në vitin 1995. Këngëtarja kujton se pothuajse humbi jetën, por një mike e ngrejti dhe e inkurajoi të këndonte. DJ në event i bëri një premtim: “Kthehu nesër, do të lejoj të interpretosh. Por nuk do të konsumosh më dr0gë.” Pink e mbajti fjalën dhe nuk u kthye kurrë pas.