10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pini ujë gjatë vakteve? Ekspertët tregojnë përse duhet të hiqni dorë nga ky zakon i dëmshëm

- Advertisement -

Konsumi i ujit gjatë vakteve duket se na sjell më shumë dëm sesa dobi. Disa nutricionistë thonë se kjo shprehi tret dhe absorbon materialet ushqyese në organizëm. Ata këshillojnë  që uji të mos pihet gjysmë ore para dhe një orë pas ushqimit.

Nëse ndjeni të nevojshme që patjetër të pini ujë gjatë ushqimit, në mënyrë që të kapërceni më lehtë ushqimin, pijeni gllënjka të vogla. Në të kundërt, mund të ndodhë rrallimi i rezervave të thartirës klorhidrike në zorrë, e cila është kyç për zbërthim të duhur të ushqimit. Sasia e madhe e lëngut gjatë ushqimit mund të shkaktojë fryrje, probleme me tretjen dhe pengon absorbimin e drejtë të materialeve ushqyese.

Vlera ideale e pH në zorrë është 1 deri në 2, dhe niveli i tillë i thartirës ndihmon në zbërthimin e albuminave, nxit lirimin e enzimave të tretjes, ndihmon në absorbimin e vitaminave si p.sh. B12 dhe shndërrimin e ushqimit në lëndë të qulltë, gjë që lehtëson tretjen. Kur pini ujë gjatë ushqimit i tërë procesi ngadalësohet dhe ndodh fryrja ose tretja e keqe e ushqimit.

Pra, kur është më së miri të pimë ujë?

Për tretje të shëndetshme gjatë ushqimit pini më së shumti dy decilitra ujë (me gllënjka të vogla). Gjatë pjesës së mbetur të ditës ujin pini midis racioneve, gjë që do t’ju ndihmojë të përzini urinë “e rreme”, të cilën e ndjeni kur jeni të dehidruar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit