2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Pilotët e FSK-së nisin fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës

- Advertisement -

Pilotët e FSK-së kanë nisur fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit të fazës teorike.

Në një postim në Facebook thuhet se bashkëpunimi për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën është në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

“Përveç Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Akademisë së Forcave të Armatosura, dyert ndaj forcave të FSK-së i kanë hapur edhe njësi të tjera të FA-së, pasi në fushën e sigurisë Kosova dhe Shqipëria kanë shumë dimensione bashkëpunimi.

Ditët e fundit, pilotët e FSK-së nisën fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit të fazës teorike”, thuhet nga Forcat Ajrore të-Shqipërisë.

Tutje theksohet se ata, bashkë me teknikët e FSK-së, po asistohen nga instruktorët e Forcës Ajrore të Shqipërisë për ruajtjen e reflekseve të fluturimit, aq i domosdoshëm për ekuipazhet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit