Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka pranuar një dhuratë, pikturë-portret të heroit Fehmi Lladrovci, të punuar nga piktori, profesor i artit, Agim Bujupi.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Profesori i artit, Agim Bujupi, ma dhuroi pikturën e punuar me mjeshtri, me portretin e heroit Fehmi Lladrovci.
Piktura më pëlqeu shumë, sepse shprehej bukur natyra e Fehës, ku bashkë me kombinimin e ngjyrave në pikturë, përcillet mesazhi i rrugës së tij me sfida.
Në shenjë nderimi për këtë pikturë shumë të çmuar që do të zë vend të rëndësishëm në zyrën time, ia dhurova librin “Përjetësia e dyfishtë” e autorit Bedri Islami, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Faleminderit profesor Bujupi për dhuratën, ju lumtë për pikturën e shkëlqyer!
https://www.facebook.com/share/18PyAVXiWB/?mibextid=WC7FNe