18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Pikonte uji”: BE-ja i bën “për pesë pare” Radoniqin dhe KQZ-në për organizimin e dobët të “referendumit” në veri

- Advertisement -

Përmes një letre dërguar anëtarëve të KQZ-së, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka kritikuar ashpër kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët e këtij komisioni.

Në letrën që e ka siguruar gazeta Nacionale, përmenden kushtet e rënda në të cilat është organizuar “referendumi” në veri.

Kushtet në qendrat e votimit, shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë, rendi publik, përbërjen e stafit si dhe zbatimi i procedurave janë kritikat kryesore të BE-së për KQZ-në.

Diplomati i BE-së në Kosovë ka vlerësuar se në shumë qendra të votimit nuk kishte ngrohje dhe rrymë. Ndërsa në disa tjera, sipas tij, pikonte edhe uji.

Kushtet në Qendër të Votimit: Shumë qendra të votimit ishin të ngritura në kontejnerë ose objekte të përkohshme që u mungonin pajisje thelbësore si ngrohja dhe rryma. Për më tepër, disa lokacione pësuan rrjedhje uji, që ishte potencialisht problematike për integritetin e materialit zgjedhor. Identifikimi i qendrave të votimit ishte shpesh sfidues në zona rurale për shkak të mungesës së sinjalizimit që i tregon vendndodhjet e tyre”, thuhet në letrën e cila i ka shkuar KQZ-së më 21 maj.

Vendosja e kamerave në qendrat e votimit duket të ketë qenë një tjetër shqetësimi i BE-së.

Shqetësimet për Privatësinë dhe Sigurinë: Kamera ishin instaluar në të gjitha qendrat e votimit, duke ngritur pyetje për vendosjen e tyre dhe për potencialin e kapjes së zgjedhjeve të votuesve. Pozicionimi i kabinave të votimit shpesh nuk i ruante plotësisht privatësinë dhe fshehtësinë e votuesit, disa kabina ishin duke u vëzhguar nga kamerat. Vendosjet përkatëse të kamerave dhe kabinave të votimit duhet të rregullohet në mënyrë të tillë që edhe nëse kamerat janë të instaluara, ato të mos mund t’i vëzhgojnë votuesit duke i plotësuar fletëvotimet. Mjedisi si i përshkruar në udhëzimet e KQZ-së paraqet një sfidë ndaj fshehtësisë së votimit dhe do të mund ta prekte besimin e votuesve në proces”, ka vazhduar letra e nënshkruar nga Szunyog.

Si problem në organizmin e votimit për largimin e katër kryetarëve BE-ja e ka parë edhe prezencën e madhe e Policisë së Kosovës në qendrat e votimit.

Sipas diplomati të BE-së, problem ka paraqitur edhe përbërja e stafit.

Rendi Publik: Prania e Policisë së Kosovës u vërejt në të gjitha qendrat e votimit, afër ose madje brenda hapësirave të qendrave të votimit. Përbërja e Stafit: Përderisa bashkëpunimi ishte i mirë në qendra ku Këshillat e Qendrave të Votimit përbëheshin nga ekipe të përziera të shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës, shumë Këshilla të Qendrave të Votimit kishin staf vetëm me shqiptarë të Kosovës. Kjo paraqiti sfida për votuesit serbisht-folës. Për më tepër, qasja për persona me aftësi të kufizuara mungonte shpesh, dhe udhëzimet për votues dhe materialet informuese, sidomos në serbishte, ishin të pamjaftueshme”, është thënë në letrën e Shefit të Zyrës së BE-së.

Në fund të letrës, Tomas Szunyog, ka bërë me dije se stafi i KQZ-së kishte edhe mungesë të njohurive për zbatimin e procedurave të parapa në ligj.

Zbatimi i Procedurave: Pavarësisht nga sfidat, materialet e ndjeshme zgjedhore u dorëzuan sipas procedurave, dhe procesi i mbylljes dhe numërimit u vlerësuan përgjithësisht si mirë i organizuar. Megjithatë, në dy raste, anëtarë të Këshillave të Qendrave të Votimit kishin mungesë të njohurive për procedura të duhura të mbylljes dhe numërimit.”, ka shkruar Szunyog.

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që në proceset e ardhshme zgjedhore të merren parasysh këto shqetësime.

Vlerësoj të rëndësishme që në operacionet e ardhshme zgjedhore të përmirësohen mjediset dhe procedurat në disa fusha kyçe, përfshirë infrastrukturën e qendrave të votimit dhe qasjen e tyre nga të gjithë votuesit, mbrojtjen e privatësisë së votuesve, përbërjen dhe trajnimin e stafit të qendrave të votimit, dhe ofrimin e të dhënave të qasshme dhe gjithëpërfshirëse për votuesit. Ne shpresojmë se këto vrojtime do të jenë të çmuara për përpjekjet tuaja të vazhdueshme për ta fuqizuar procesin zgjedhor”, ka vlerësuar diplomati i BE-së.

Votimi për largimin e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqut, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk ka rezultuar i suksesshëm.

Kjo pasi procesi i votimit në këto komuna nuk arriti të mblidhte numrin e nevojshëm të votave për largimin e kryetarëve.

Sipas të dhënave të KQZ-së vetëm 265 qytetarë nga komunat veriore kishin marrë pjesë në votim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit