10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Philips: Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka ngecur

- Advertisement -

Dialogu Kosovë-Serbi ka humbur seriozitetin.

Për këtë fajtor po shihet Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq.

Kështu thotë profesori amerikan, njëherësh eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, David Philips.

Philips për Tëvë1, tha se në tryezë të diskutimeve duhet të merr pjesë edhe SHBA-të.

“Është vështirë. Ka humbje të besimit. Delegacioni shqiptar vjen në tryezë i përgatitur mirë, Vuçiçi dhe skuadra e tij vetëm shfaqen. Na duhet ndryshim personeli. Z. Lajçak është pranë largimit. Do të ketë ndërmjetes të ri.  SHBA-ja duhet të jetë në tryezë, si bashkë-udhëheqëse e dialogut”, thotw profesori amerikan.

Ai, tha se pamjet e publikuara nga kryeministri Kurti, ku shihet xhandarmeria serbe afër kufirit me Kosovës, janë inkurajim i Rusisë për sulm ndaj Kosovës.

“Po, sigurisht, është shumë e mundshme që Rusia inkurajon Serbinë të fillojë një sulm mbi Kosovën si një mënyrë për të shpërqendruar Perëndimin, nga agresioni dhe krimet ruse në Ukrainë. Prandaj duhet të mbetemi vigjilent”, shprehet Philips

Këto provokime, sipas ish ushtarakut, Anton Quni, janë thjesht aventurë e Serbisë.

“ Institucionet tona të sigurisë, çdo ditë janë më të forta poashtu këtu është prezenca ndërkombëtare ushtarake, dmth KFOR-i dhe e mandatuar nga autoritetet më të larta të NATO-së. Çfarëdo ndërhyrje, çfarëdo forme për ushtritë konvencionale, apo paramilitare është aventurë e llojit të vet ashtu siç ishte më 24-shtator”, shprehet Çuni.

Gjatë ditës së premte, reagim ka pasur edhe nga Beogradi zyrtar.

Sekretari shtetëror i mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, ka thënë se forcat serbe nuk kanë hyrë në Kosovë dhe se për këtë, duhet leje nga KFOR-i sipas rezolutës 1244.

Sipas tij, pretendimet e kryeministrit Kurti, janë thjesht për sic tha, shtypje të qytetarëve serb në katër komunat veriore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit