Lojtari i Manchester City, Phil Foden është shpërblyer me çmimin “Lojtari i Vitit” në Angli ga Asociacioni i Lojtarëve Profesionist (PFA).
Foden kishte shkëlqyer sezonin e kaluar me Cityn, në rrugëtimin e klubit anglez drejt titullit kampion.
Ai shënoi 19 gola dhe dhuroi 8 asistime në 35 ndeshje me “Qytetarët” gjatë sezonit që lamë pas.
Foden është pjesë e ekipit të parë të Cityt që nga korriku i vitit 2017.
Me Cityn, Foden ka 16 trofe të fituar, përfshirë gjashtë kampionate dhe 1 herë Ligën e Kampionëve.