1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Pezullohet protesta e punëtorëve shëndetësor në QKUK, i bindi ministri Latifi

- Advertisement -

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së njofton antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që pas zhvillimeve të fundit e PEZULLON protestën e paralajmëruar për sot, me arsyetimin se ministri Latifi është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK.

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së njofton antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që pas zhvillimeve të fundit e pezullon protestën e paralajmëruar për sot nga ora 12:00.

Në njoftim mes tjerash thuhet se, nuk do ketë paqe sociale në QKUK deri sa të kuptohet që komunitetet tona nuk janë qytetar të dorës së dytë, ndërsa poashtu nuk do mund të përjashtohen nga proceset dhe t’u cenohen të drejtat e tyre.

Njoftimi i plotë:

Pas takimi të Kryetares së FSSHK, znj. Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Rifat Latifi, i njejti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave të përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK.

Në këtë takim janë dakortësuar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar.

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që MOS I ZBATOJNË katër ( 4 ) pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojmë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standardeve të dyfishta në raport me komunitetet tona.

Në rast se nuk do anulohet këto urdhëresa, Kryesia dhe Këshilli Drejtues në takimin e javës së ardhshme do angazhohet që të ndërmarrim veprime radikale sindikale për barazi dhe në kundërshtim të tendencave që komunitetet tona të shpërfaqen si të parëndësishme.

Nuk do ketë paqe sociale në QKUK deri sa të kuptohet që komunitetet tona nuk janë qytetar të dorës së dytë, ndërsa po ashtu nuk do mund të përjashtohen nga proceset dhe t’u cenohen të drejtat e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit