Pezullohet leja e ekspozitës për masakrat në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka pezulluar lejen për ekspozitën “Masakrat në Kosovë”, pas raportimeve për të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës.

Rama ka thënë se nuk do të lejojnë që në sheshin e kryeqytetit të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë.

“Jo në Kryeqytet. Nuk lejojmë që në sheshin e Kryeqytetit tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë. Ekspozita e financuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet një version të pasaktë dhe të papranueshëm të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojmë lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai poashtu ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e “një përmbajtjeje të tillë skandaloze”.

Të ngjashme

Të fundit