14.4 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Pezullimi i projektit të Aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli: Nuk jam ftuar nga askush për të dhënë dëshminë

- Advertisement -

Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me skandalin me projektin e Aeroportit të Vlorës, gjë të cilën ai po e quan “komplot të koordinuar” kundër emrit të tij në Shqipëri.

Pacolli thotë se deri sot s’është ftuar nga askush për të dhënë dëshmi e as sqarime.

Sipas tij, investimet e bëra janë 100% nga asetet e tija personale. Pacolli në reagimin e tij në Facebook, thotë se ka fakte që vërtetojnë të kundërtën e asaj që po raportohet në media.

“ÇFARË ËSHTË KY KOMPLOT I KOORDINUAR NË SHQIPËRI KUNDËR EMRIT TIM,
Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?!
Çfarë janë këto ofendime?Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time, nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.
Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia”

“Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja, por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon”, shkruan mes tjerash ai.

Të ngjashme

Të fundit