Sot nga ana Ministrisë së Financave, është deklaruar se do t’u pezullohet paga të gjithë atyre që do të pjesë e grevës në sektorin publik, grevë e cila ka filluar nga sot.
Rreth kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, shkruan lajmi.net.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se, pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punëtorëve që hyjnë në grevë të ligjshme, është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve dhe se kjo gjë është e paparë në një shtet demokratik.
“Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social. E papranueshme. Kjo nuk kalon. Masa te menjehershme ndaj kujdo qe ka filluar nje iniciative te tille”, ka thënë pos tjerash Miftaraj.
Postimi i plotë:
Neni 18
Efektet e grevës së ligjshme
- Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës.
Keshille juridike falas per Qeverine:
Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, nenkupton se pezullohen detyrimet e punetorit per te permbushur obligimet qe dalin nga kontrata e punes.
Neni 18 pika 1 e Ligjit per Grevat, ne asnje rrethane nuk nenkupton se pezullohen obligimet e shtetit, apo punedhenesit ne sektorin privat te pezulloj te drejtat e punetorit ne page dhe beneficione tjera qe rrjedhin nga kontrata e punes, gjate kohes se greves se ligjshme.
Pezullimi i pagave nga ana e shtetit ndaj punetoreve qe hyjne ne greve te ligjshme, eshte cenim i rende i te drejtave te punetoreve, e papare ne nje shtet demokratik, ose nga nje parti politike qe ka promovuar shtet social.
E papranueshme. Kjo nuk kalon. Masa te menjehershme ndaj kujdo qe ka filluar nje iniciative te tille.