22.8 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Pezullimi i mallrave serbe, Shahini: Mundësi e mirë për prodhuesit vendorë

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se me pezullimin e mallrave serbe në territorin e Kosovës, u krijua një mundësi e mirë për prodhuesit vendorë që t’i ngritin kapacitetet e veta.

Mirëpo, Shahini tha se në këtë situatë, assesi nuk duhet të keqpërdoret situata për tu ngritur çmimet.

“Në raport me shkëmbimet tregtare me Serbinë, vitin e kaluar kemi pasur më shumë se 432 milionë shkëmbime tregtare, e që këto tregti nga sot janë të pezulluara. Tashmë kur gjithçka është e ndaluar, tashmë është kthyer në vëmendje edhe më të shtuar tek dëmi që do t’i bëhet biznesit të Serbisë, prodhuesve të Serbisë. Tash është një moment i mirë që prodhuesit vendor t’i ngritin kapacitetet e veta, të shtojnë mundësinë e plotësimit të prodhimeve vendore, por assesi mos ta keqpërdorin situatën që t’i ngritin çmimet”, deklaroi Shahini në emisionin “Infonata”.

Madje sipas tij, vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar të gjitha importet nga Serbia, është një kundërpërgjigje hakmarrëse ndaj Serbisë, shkruan teve1.info.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës tha se “pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe”, institucionet kanë vendosur që të ndalojnë hyrjen në territorin e shtetit të automjeteve me targa të Serbisë.

Të ngjashme

Të fundit