Katër projektligje nga Plani i Punës së Qeverisë për muajin mars, për Byronë e Pasurisë, Protokollin e Shtetit, Kodin e Procedurës Civile dhe Ligjin për Aftësim Profesional – nuk u shqyrtuan për shkak të pezullimit të legjislaturës deri më 31 mars.
Deputetja Janina Ymeri tha se Kodi i Procedurës Civile pritet të shkurtojë procedurat gjyqësore dhe të fusë një nivel digjitalizimi, ndërsa Ligji për Aftësim Profesional synon të rregullojë çështjet e punësimit.
Deputetja Albana Bytyqi shtoi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, projektligjet do të riplanifikohen në interes të qytetarëve.
Hulumtuesi Vullnet Bugaqi nga KDI theksoi se këto ligje, sidomos ato që lidhen me sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi, mund të riparashihen në kuadër të Planit të Punës.






