Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se pezullimi kryeshefit të KEK-ut nga kjo pozitë është efekt i thirrjes së seancës së nesërme.
Por suspendimi i Krasniqit, sipas Tahirit, nuk është i mjaftueshëm.
“Sot u pa efekti i thirrjes së seancës së nesërme, por suspendimi i Nagip Krasniqit si hap shfajësues për qeverinë e Albin Kurtit është i pamjaftueshëm”, shkroi Tahiri në Facebook.
“Përveç përgjegjësisë ligjore, për aferat kurruptive me para të taksapaguesve, duhet shkarkim dhe jo vetëm i tij, por i të gjithë Bordit që ka bashkëpunuar e është përfshirë me të në këtë ndërmarrësi kriminale e korruptive”, shtoi Tahiri.
Sot shefi i GP-së së PDK-së, njoftoi për mbledhjen e 40 nënshkrimeve për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme nesër për të kërkuar, sipas Tahirit, përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut.