26.9 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Pezullimi i dialogut strategjik nga ShBA, Shtuni: Dikush duhet të jap përgjegjësi

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta ndërprejnë dialogun strategjik me Kosovën.

Ky vendim u kumtua të premtën nga Ambasada e këtij shteti në vendin tonë.

Një hap i tillë i ShBA-së i ka shqetësuar tejmase opinionin në Kosovë, e sidomos qytetarët.

Kjo temë mjaft me rëndësi i trajtua sonte në Klan Kosova me njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, Adrian Shtuni.

Shtuni tha se Shtetet e Bashkuara nuk hapin dialog strategjik me secilin vend.

“Të jemi të qartë për një gjë. Dialogu strategjik nuk hapet me këdo. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëdhënie diplomatike me 180 + shtete, dhe këtë dialogun strategjik e ka të hapur me 31 apo 32 vende nëse nuk gaboj”, tha Shtuni emisionin Info Magazine.

Ai theksoi se dikush duhet të japë përgjegjëse për këtë.

“Imagjinoni, jemi në një situatë ku Shtetet e Bashkuara po ia hapin një derë Serbisë që po ia mbyllin Kosovës. E imagjinoni ku jemi 26 vjet pas luftës”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit