Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik mes dy vendeve.
Ai përmes një postimi në Facebook, theksoi se Kosova nuk e meriton një lidership të tillë.
“Shumë keq. Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë. Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova nuk e meriton këtë lidership”, tha Hoti.
“Shumë keq. Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë. Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit”, shkroi Hoti.