19.5 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Pezullimi i dialogut nga ShBA, deputeti i VV-së thotë se “kush qëndron, fiton” – Situatën e krahason me Defender23

- Advertisement -

Ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Për këtë vendim të SHBA-ve ka reaguar deputeti i VV-së  Arber Rexhaj. Ky i fundit në postimin e tij kujtuar se si më herë edhe FKS ishte larguar nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit, porse ky ushtrim u mbajt gjatë këtij viti.

Deputeti ka shtuar se ‘‘kush qëndron, fiton’’.

‘‘Para dy vjetëve e patën larguar FKS-në nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit. Sivjet u mbajt Defender 25, ku ishim edhe nikoqir e jo veç pjesëmarrës. Pastaj erdhën autoblindat dhe dronët. Kush qëndron, fiton. Duhet të qëndrojmë, dhe: Fitojmë!’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit