Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurti, në lidhje me raportet me aleatët.
Duke komentuar pezullimin e Dialogut Strategjik nga ana e ShBA-së, ai ka treguar se cilat veprime të pushtetit ndikuan në këtë vendim të qeverisë amerikane.
Abazi ka bërë me dije se sulmet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ndaj Gjykatës Kushtetuese ishin fundi i durimit për amerikanët.
“Nuk ka vështirësi për të parë, por është ardhur momenti aty ku është pritur realisht nga gjithë ne. Unë kam bërë këtë alarm me vite që diskursi i kësaj qeveri dhe i Kurtit është përplasësh dhe jo produktiv për Kosovën. Natyrisht pas goditjes së një pas njëshme të institucioneve edhe ligjeve, mos respektimit të Gjykatës Supreme natyrisht që është pritur një reagim nga BE-ja edhe ShBA dhe tash së fundi kjo është një shfaqje e krejt asaj analize të plotë të ShBA-së që kemi të bëjmë me një komunist i cili realisht tenton që të veje në kontroll secilin institucion dhe të mos lejoj as një formë të komunikimit të shëndoshë mes institucioneve. Goditja mbi Gjykatën Kushtetuese që ka bërë Kurti dhe Vjosa Osmani janë fundi i durimit për gjithë. Do të duhej që të ishte edhe fundi për qytetarët. Ky lloj sulmi që ju ka bërë Kushtetueses është sulmi më i rëndë që ju ka bërë Kosovës dhe pavarësisë së vetë”, ka thënë Abazi.