8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Petrit Zogaj e krahason Donika Gërvallën me Hajrije Spikericen

- Advertisement -

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar ministren e Jashtme Donika Gërvalla lidhur me refuzimin e saj që të përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e krahasuar me Hajrije Jahën e njohur edhe si “Hajrije Spikerica”.

 Zogaj thotë se ka vetëm një dallim mes Hajrije Spikerices, ish-moderatores së lajmeve në RTP, me Gërvallën,e ai është se e para ishte e detyruar nga regjimi serb që ta quajë UÇK-në “grup terrorist”.

Ai shton se Gërvalla nuk do të jetë kurrë në linjë me gratë që kanë kontribut historik për shtetin e Kosovës, sikur Xhevë Lladrovci.

“Dallimi i kesaj gruaje me Hajrie Spikericen eshte qe kjo e fundit ka qene e detyruar qe UCK-ne me e quajt ”grupi terrorist,” dhe dallimi i dyte eshte qe Hajria nuk ka thene asnjehere publiksiht qe do te “dergoja deshmi kunder tyre.” Gervalla mundet me qene ne gare me Hajrien, por kurre nuk do te jete ne nje linje me Xheve Lladrovcin dhe xhevat e tjera qe kane dhene gjak per Kosoven, qe kjo ministre e urren aq shume”, teksa ka shpërndarë statusin e fundit të Gërvallës në Facebook ku ajo uron përvjetorin e çlirimit ndërsa nuk e përmend fare UÇK-në.

Hajrije Jaha ishte e vetmja moderatore që kishte pranuar të lexonte lajme të dirigjuara nga regjimi serb në kohën e masave të dhunshme ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe marrjes me dhunë të RadioTelevizionit të Prishtinës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit