24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Petrit Hajdari: UÇK nuk rrëzohet!

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar lidhur me deklarimet e fundit nga eksponentë të pushtetit lidhur me UÇK-në, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Hajdari thotë se nuk duhet të çuditet askush që eksponentët e pushtetit sot e fyejnë UÇK-në.

Sipas tij, një forcë politike që dështimin më të madh e ka koordinimin me miqtë e Kosovës, kur vjen puna te UÇK-ja, pa kurrfarë problemi koordinohet me armiqtë e po kësaj Kosove.

“Krimi i vetëm UÇK-së është guximi. Guxim që i bën të ndihen inferiorë neojugosllavët që kanë gjetur prehje në prehërin politik të pushtetit të sotëm”, shkruan Hajdari, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Prej Radojçiçit te fyerja e UÇK-së: kalimi është i natyrshëm.

Nuk duhet të çuditet askush që eksponentët e pushtetit sot e fyejnë UÇK-në. Të veshur me petkun e analistit apo të kryetares së grupit parlamentar të pushtetit, ata i bashkon një gjë: urrejtja për atë që mijëra gra e burra bënë për Kosovën e sotme.

Kalimi është krejt i natyrshëm. Fillimisht negocim me Radojçiçin për pensionet e veteranëve e çka jo tjetër, pastaj minim i UÇK-së në studio televizive.

Miq të dashur, kjo është gjithçka tjetër, veç e rastësishme jo. Një forcë politike që dështimin më të madh e ka koordinimin me miqtë e Kosovës, kur vjen puna te UÇK-ja, pa kurrfarë problemi koordinohet me armiqtë e po kësaj Kosove.

Krimi i vetëm UÇK-së është guximi. Guxim që i bën të ndihen inferiorë neojugosllavët që kanë gjetur prehje në prehërin politik të pushtetit të sotëm.

Kjo emblemë dhe këto shkronja, jo vetëm që s’hiqen dot nga historia, por s’hiqen as nga ëndrrat tuaja të sëmura.

UÇK nuk rrëzohet!

https://www.facebook.com/share/p/QoQHLx1PER9qK2uS/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit