22.1 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Petrit Hajdari takohet me “Dajën e Vogël”, komandantin e Batalionit Atlanitku

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, është takuar me Hysni Sylën, apo siç njihet komandantin “Daja i Vogël”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takohesha me Hysni Sylën, ose siç e njohin bashkëluftëtarët e qytetarët tanë, Dajën e Vogël të UÇK-së, komandanti i Batalionit Atlantiku.

Ai ishte jo vetëm komandant por edhe themelues i këtij batalioni të skalitur thellë në historinë tonë. Komandant i operacionit të njohur “Shigjeta” dhe i plagosur tri herë në luftë çlirimtare. Dedikimi i tij i pashoq është shembull për të gjithë ne.

Me uniformën e UÇK-së, batalioni Atlantiku u betua para Shtëpisë së Bardhë në Uashington dhe ky betim është edhe simbolikë e asaj që do të vinte: vërtet lirinë UÇK-ja e solli me Shtëpinë e Bardhë dhe krejt botën e qytetëruar në krah.

Ne jemi brez jashtëzakonisht fatlum. Shumica e popujve, luftëtarët e lirisë i kanë veç nëpër libra. Ne i kemi në përditshmërinë tonë. I shohim, i prekim, i takojmë. E kemi parë me sy historinë tek bëhet.

Brezat që vijnë pas nesh nuk do ta kenë këtë fat, por do të rriten me rrëfimet për ta.

Një prej personazheve më të spikatura të kësaj kategorie pata fatin ta takoj sot, Hysni Sylën.

Sakrifica, lufta e përkushtimi i tij dhe i shokëve të tij është i denjë për cilindo libër e për cilëndo rrëfenjë për brezat tanë të ardhshëm.

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar e krenar që e kam këtë fat. Gjithashtu, e ndiej në lëkurë përgjegjësinë që vjen prej këtij bekimi që çdo ditë e marrim nga ata që dhanë gjithçka nga vetja për ne.

Përgjegjësinë për punë, për shërbim, për përkushtim.

U drejtohemi ashtu siç u drejtohet Amerika çlirimtarëve të vetë. “Thank you for your service”, ose “Falemnderit për shërbimin!”.

Shërbimin që iu bë altar kurorës së lirisë. Shërbimin që duhet ta kthejmë me shërbim.

Të ngjashme

Të fundit