14.7 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Petrit Hajdari premton ndërtimin e një muzeu lufte: “Drenasi ka nevojë për një vend ku kujtesa ka zë”

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka shpalosur një nga zotimet e fushatës së tij: ndërtimin e një muzeu lufte në qytet.

Hajdari u shpreh se Drenasi ka nevojë për një hapësirë që ruan kujtesën kolektive, nderon sakrificën e gjeneratave të mëparshme dhe edukon brezat e rinj për të kaluarën e lavdishme të popullit të Kosovës.

“Drenasi ka nevojë për një vend ku kujtesa ka zë. Një muze lufte që ruan të vërtetën, nderon sakrificën dhe edukon brezat. Zotohemi ta ndërtojmë me respektin e duhur për çdo histori që meriton të dëgjohet”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Sipas tij, ky muze do të shërbejë si një qendër dokumentimi dhe edukimi, ku do të pasqyrohen dëshmitë e luftës, rrëfimet e familjeve të dëshmorëve dhe trashëgimia e rezistencës së popullit të Drenicës.

Të ngjashme

Të fundit