24.7 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Petrit Hajdari premton mbështetje të fuqishme për bujqit dhe fermerët në Drenas

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, zhvilloi sot një takim me bujq dhe fermerë të komunës, ku prezantoi programin e tij për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e ekonomive familjare.

Në Facebook, Hajdari theksoi rëndësinë jetike të kësaj kategorie për ekonominë vendore dhe mirëqenien e qytetarëve. “Bujqit dhe fermerët janë shtylla kurrizore e ekonomisë sonë familjare dhe të qytetit. Ata janë të pazëvendësueshëm për punën që bëjnë dhe për produktet e shëndetshme që konsumojmë falë tyre”, deklaroi ai.

Hajdari shpalosi disa nga pikat kryesore të programit të tij për bujqësinë:

  • Zbritje 50% e taksave për biznese, me mundësinë e heqjes së plotë gjatë mandatit.

  • Rritje 100% e buxhetit për bujqit, duke e dyfishuar mbështetjen financiare.

  • Subvencion prej 0.05€ për çdo litër qumështi, me opsionin e rritjes së mëtejshme gjatë mandatit.

Ai theksoi se këto nuk janë vetëm premtime, por angazhime konkrete që do të mbështeten me buxhet real dhe plane të zbatueshme. “Mbështetja jonë për bujqit do të jetë direkte, jo fjalë boshe”, tha Hajdari, duke kritikuar lënien pas dore të këtij sektori nga udhëheqjet e mëparshme komunale.

Takimi u mirëprit nga fermerët lokalë, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e subvencioneve të mjaftueshme dhe vështirësitë me tregun e produkteve bujqësore.

Fushata e Hajdarit po vazhdon me takime në terren dhe prezantime të drejtpërdrejta me qytetarët në zona të ndryshme të komunës së Drenasit.

Të ngjashme

Të fundit