Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka takuar përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Ai është zotuar se do t’i trajtojë me dinjitet të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
Postimi i plotë:
Veteranët, Invalidët e Luftës dhe Familjet e Dëshmorëve komuna jonë i ka kategori të shenjta.
Ishte kënaqësi e veçantë që sot një pjesë të historisë së vendit tonë e pashë nga afër në pritjen nga shoqatat e dala nga lufta:
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së;
Shoqata e Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve.
I takoj vazhdimisht këta njerëz dhe gjithmonë ndahem me përshtypjen që jemi kaq me fat që i kemi.
Njerëz mbi shpatullat e të cilëve ka rënduar fati i kombit tonë. Njerëz që e kanë parë për së afërmi, personalisht apo në familjet e tyre, ç’do të thotë lufta për liri.
Komuna jonë duhet dhe do t’i trajtojë me dinjitet këto kategori. Ata që lirisë sonë i dhanë dritën, duhet të ndihen krenarë në vendin e vet.
Falemnderit nga zemra për pritjen! Të gjithë qytetarëve, e veçanërisht kategorive të dala nga lufta, do t’ju shërbej me nder e respekt.
#mamireperDrenasin
Petrit E. Hajdari