Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ku humbi garën përballë Ramiz Lladrovcit, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe garën demokratike.
“Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort,” ka shkruar Hajdari.
Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë votuesit që e mbështetën, duke theksuar se pranon me respekt rezultatin e zgjedhjeve.
“Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese,” ka shtuar ai.
Në fund, Hajdari është shprehur se dashurinë për qytetin e tij e ruan pavarësisht rezultatit:
Postimi i plotë:
DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.
Ju falenderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.
Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.
Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.
Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve.
Petrit E. Hajdari