24.8 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Petrit Hajdari i reagon Donika Gërvallës: Shihemi në gjyq, aty ku e ke vendin

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit dhe ish-diplomati i MPJ-së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas intervistës së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ai e ka quajtur shpifje deklaratën e saj se punësimi i tij në MPJ ishte bërë pa konkurs, duke theksuar se ishte pranuar në bazë të një konkursi të vitit 2011. Hajdari paralajmëroi se përveç padisë për shkarkim të paligjshëm, tash do të ndjekë edhe padi për shpifje ndaj Gërvallës.

Reagimi i Hajdarit dhe sqarimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Mbrëmë në emisionin Pressing në T7, siç e ka zakon ky pushtet, Donika Gërvalla lëshoi një shpifje në adresën time, me të cilën nuk do të merresha po të mos ishte ndjeshmëria ime ndaj qytetarëve që më detyron të sqaroj.

Ministrja e jashtëligjshme e Punëve të Jashtme tha se unë jam punësuar pa konkurs në MPJ.

E vërteta është krejt ndryshe. Bashkëngjitur gjeni dokumentet që vërtetojnë konkursin e vitit 2011, përmes të cilit unë jam pranuar në punë, kohë kur punoja në Zyrën e Kryeministrit në ABGJ.

Me Donika Gërvallën jemi tashmë në gjyq për shkarkimin tim të paligjshëm nga puna. Pas kësaj shpifjeje të fundit, do të shihemi sërish në gjyq, këtë herë për shpifje.

Dua ta bëj të qartë se nuk e kam fare çështjen me të personalisht, sepse prej kohësh e konsideroj vetëm përsëritëse të asaj që Albin Kurti dëshiron të thotë. Por fakti që ajo po përdor shpifje e insinuata tregon motivin e vërtetë: pushteti synon të përçajë bastionin e PDK-së në Drenas.

Ne e kemi unifikuar degën e Drenasit, dhe pikërisht për këtë arsye ata po përpiqen të hedhin baltë.

Donikë, edhe një herë, për turpin tënd, u bëre vegël në duart e tjerëve.

Shihemi në gjyq, aty ku e ke vendin.

Të ngjashme

Të fundit