Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka takuar banorët e Gllobarit, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka thënë se “zgjidhjet tona për Drenasin janë të dizajnuara për t’ia lehtësuar jetën edhe qytetarëve në Gllobar”.
Drenasi thërret, Gllobari përgjigjet
Gllobari është fshat i bukur i Drenasit, i mbushur me njerëz të mirë, punëtorë e me potencial. Megjithatë, gjendja e tij, si edhe e krejt Drenasit, nuk është e duhura.
Zgjidhjet tona për Drenasin janë të dizajnuara për t’ia lehtësuar jetën edhe qytetarëve në Gllobar. Drenasi nuk ka nevojë të ngecë mbrapa. Nuk është faji i qytetarëve. Është çështje qeverisjeje.
Energjitë e duhura dhe përpjekjet për ta bërë edhe Gllobarin ma mirë, si krejt komunën tonë, i gjeta sot në takim me qytetarë.
Qytetarët tanë meritojnë shërbim.
#mamireperDrenasin #PDK191
Petrit E. Hajdari