Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, është shprehur optimist për fitore më 12 tetor.
Ai gjatë një takimi me banorët e Abrisë së Epërme, ka thënë se fitorja e PDK-së po vjen bashkë banorët e këtij fshati.
Fitorja po vjen bashkë me qytetarët e Abrisë së Epërme
Dita e madhe e 12 tetorit po vjen. Dita kur qytetari i Drenasit i jep dinamikë të re jetës së vet në këtë qytet të jashtëzakonshëm përnga potenciali, por të penguar nga keqqeverisja.
Në Abri të Epërme morëm edhe një konfirmim se Drenasi sytë i ka kah e ardhmja. Me PDK-në si garancë e zhvillimit dhe prosperitetit, me programin që e kanë bërë qytetarët bashkë me ne, me qeverisjen që do ta bëjmë bashkë me ta.
Drenasi është shtëpia jonë. Nuk e lëmë të përbuzet e as të përçahet.
Gjithmonë PDK. Gjithmonë për qytetarin.
#mamireperDrenasin #PDK191
Petrit E. Hajdari