19.3 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Petrit Hajdari: Fitorja jonë po vjen. Uragani i PDK-së në Drenas u nis për të mos u ndalur!

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari është shprehur i bindur se do të dalë fitues më 12 tetor.

Ai pas tubimit të madh të PDK-së në Drenas ka thënë se uragani i PDK-së është nisur për të mos u ndalur!

“Të pathyeshëm!!! 🙌 Nuk ka ndjenjë më të fortë sesa kur flet me ata që të kanë rritë, që të kanë dhënë besim, që të kanë dhënë dashni. Falemnderit, falemnderit, falemnderit njëmijë herë Drenasi im 💙 Fitorja jonë po vjen. Uragani i PDK-së u nis për të mos u ndalur! Falemnderit nga zemra të gjithëve 💙🙌 Ju dua fort dhe ju ftoj t’i bashkoheni kësaj fushate bashkohore, për Drenasin e së ardhmes. Nuk ka sallë që na zë. Zemra e Drenasit është PDK gjithmonë!”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit