Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë së degës, së bashku me kandidatët e Drenasit për deputetë, ka dominuar qartësia e plotë për nevojën që Bedri Hamza të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Hajdari ka theksuar se Drenasi ka një listë të jashtëzakonshme kandidatësh, të cilët janë rreshtuar në mënyrë unike në rrugën drejt fitores dhe mbështetjes për kandidatin që, sipas tij, i duhet Kosovës për stabilitet, zhvillim dhe standard më të mirë jetese – Bedri Hamzën.
Në këtë takim, po ashtu, është zgjedhur edhe shtabi zgjedhor i Degës së PDK-së në Drenas, si dhe shefi i shtabit zgjedhor, z. Zeqir Hasi, të cilit Hajdari i ka uruar suksese në detyrën e re.
Kryetari i degës ka ftuar të gjithë aktivistët, bashkëpartiakët dhe qytetarët që e ndiejnë veten pjesë të PDK-së, t’i bashkohen ekipit fitues dhe të japin kontributin e tyre në këtë moment vendimtar për vendin.
“Sot më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për kthjelltësi, stabilitet dhe standard jetese. Këtë e ofron vetëm PDK-ja me Bedri Hamzën në krye”, ka theksuar Hajdari.
#PDK130 #Bashkë #Përpara
#BedriHamza01
#FeratShala16
#FadilDemaku19
#AltinKrasniqi20
#BashkimGllareva59
#SalihDvorani64
#AlbulenaSaliuku71
#AdnanThaqi82
#ValentinaLekuGashi98
#IsakNeziri99






