Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka ftuar qytetarët e Drenasit që të dalin të votojnë kur kanë mbetur edhe pak minuta deri në mbylljen e kutive të votimit.
“Të dashur qytetarë, ka mbetur edhe një orë për ta shfrytëzuar të drejtën për të përcaktuar të ardhmen tuaj e të komunës sonë. Dilni, votoni! Për veten, për familjen, për qytetin!”, ka shkruar Hajdari në Facebook.