8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Petkoviqit i ndalohet hyrja të futet sërish në Kosovë

- Advertisement -

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se edhe sot, njëjtë si dje, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Kryenegociatori i Serbisë në dialog thotë se Beogradi është i gatshëm të ecë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi.

Kuptoni që dialogu kërkon një palë tjetër, dikë që do të negociojë dhe do të jetë dakord me ju. Në këtë moment kemi Albin Kurtin që refuzon gjithçka, ndalon vizitat, që sillet me arrogancë. Prandaj i takon BE-së që përfundimisht të përcaktojë qartë se kush është fajtori në dialog dhe sigurisht që nuk është Beogradi”, deklaroi ai për TV Pink.

Petkoviq vazhdon të insistojë se kryeministri kosovar Albin Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet.

“Ardhja ime sot në Konçul është para së gjithash një mesazh për komunitetin ndërkombëtar, i cili është qartazi i paaftë ose pretendon të jetë i tillë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe kur shikon Albin Kurtin dhe Prishtinën të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel, duke përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit