Home Lajme Petkoviqi thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe

Petkoviqi thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe

0
Petkoviqi thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe

Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe, është lajmëruar një konferencë e jashtëzakonshme nga drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovës, Petar Petkoviç.

Petkoviç, ka thënë se sot në orën 16:00, në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë.

Pas kidnapimit të policeve, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeçla, i cili ka thënë se Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës.

“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.” – ka thënë ai.

Për këtë kanë reaguar edhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version