1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Petkoviqi takohet me Lajçakun në Bruksel: Diskutuam për marrëveshjet e arritura dhe Asociacionin

- Advertisement -

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun Prishtinë-Beograd, Petar Petkoviq, ka takuar sot në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.

Ai ka bërë të ditur se kanë folur me Lajçakun për marrëveshjet e arritura deri më tani dhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Sot në Bruksel u takova me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak me të cilin kam diskutuar për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me theks të veçantë për formimin e Asociacionit, por edhe për deeskalimin e nevojshëm”.

“Ekspertët tanë si pjesë e delegacionit nga Beogradi morën pjesë në diskutimet për formimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit, si dhe çështjen e të zhdukurve dhe tema të tjera të rëndësishme. Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë”, ka thënë Petkoviq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit