8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Petkoviqi si Daçiqi: Asambleja e KiE me votimin për Kosovën u turpërua si kurrë më parë

- Advertisement -

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj Këshillit të Evropës rreth votimit të opinionit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ai në një postim në platformën X ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas Petkoviqit, para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj nuk do të merret vetëm vendim për anëtarësimin e Kosovës, por siç tha ai “vendim për kuptimin e ekzistencës së kësaj organizate ndërkombëtare”.

Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se data 16 prill është “ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Këtë reagim, ai e bëri të martën pasi me shumicë votash, eurodeputetët votuan pro një Opinioni pozitiv për Kosovën të hartuar nga raportuesja për vendin tonë në KiE, Dora Bakoyannis.

Kosova aplikoi për anëtarësim në KiE në maj të vitit 2022,.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit