Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka telefonuar tash të Dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Arsye për këtë është arrestimi i një ish-zyrtari policor nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, raporton Tanjug.
“Kurti po bën hakmarrje brutale dhe frikësim. Ai është duke u hakmarrë për largimin nga institucionet në veri, përfshirë policinë”, ka thënë Petkoviq.