Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, tha sot se për herë të parë në vitet e fundit në kuadër të bisedimeve trepalëshe, janë diskutuar hapat më konkretë për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe
Pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ai tha se bisedimet ishin të gjata dhe të vështira, shkruan Tanjug.
Por sipas tij pala serbe tregoi konstruktivitet dhe se respekton gjithçka për të cilën është angazhuar me vija të kuqe të përcaktuara qartë.