Lajme

Petkoviq pas takimit me Lajçakun: Pas dy ditësh në Bruksel nisin bisedimet për tekstin e statusit të Asociacionit

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Gjatë ditës së sotme në Beograd ka qëndrur emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai ka zhvilluar takim me presidetin e këtij vendi, Alekasandër Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.

Ky i fundit pas takimit me Lajçakun tha se Beogradi është gjithmonë pro dialogut.

“Ne kemi pranuar ftesën e zotit Lajçak për t’u takuar në Bruksel pas dy ditësh, ku do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pala jonë është shumë e përgatitur dhe po shkojmë me një ekip të posaçëm ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e statutit të Asociacionit që është hapi i parë konkret drejt formimit të Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Petkoviq.

Takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë mbahet të enjten më 16 nëntor. Kosova do të përfaqësohet nga Besnik Bislimi