-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Petkoviq: Nga Graçanica me diell, mezi presim formimin e Asociacionit të Komunave serbe

- Advertisement -

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka marrë pjesë sot në liturgjinë që po zhvillohet në Graçanicë për Vidovdanin.

Me këtë rast, Petkoviq tha se populli serb mezi pret formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Petkoviq, gjithashtu deklaroi se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është i mirëpritur në Kosovë, veçanërisht në veri, të cilin do ta vizitojë edhe ai.

“Ne mbështesim punën e zotit Lajçak. Është e rëndësishme që ai t’i përcjellë palës prishtinase se sa e rëndësishme dhe e nevojshme është, sepse e kam dëgjuar shumë herë nga ai që duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura më parë. Shpresoj se ky mesazh përcillet fuqishëm edhe këtu dhe Prishtinë, sidomos kur është fjala për formimin e Asociacionin të Komunave serbe, sepse më lejoni të përkujtoj dhe të them, pikërisht këtu nga kjo Graçanicë me diell, populli ynë mezi po pret formimin e e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, theksoi ai.

Petar Petkoviq theksoi se zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i ka thënë Miroslav Lajçak se pas arritjes së marrëveshjes për energjinë, do të fillojë bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe se Beogradi pret dhe insiston që ato bisedime të fillojnë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit